Telegrafi

Werder Bremenit nuk i mjafton goli i Milot Rashicës, bie në Bundesliga 2

Werder Bremen ka pësuar humbje në shtëpi nga Borussia Monchengladbach me rezultat 4-2, duke humbur edhe statusin e skuadrës elitare.

Edhe pse Borussia Moenchengladbach nuk kishte asnjë objektiv në këtë ndeshje, iu qas takimit me seriozitet të madh, duke shënuar që në minutën e tretë me Lars Stindl.

Në pjesën e dytë Borussia shënoi edhe tri herë të tjera me lojtarë si Marcus Thuram, Ramy Bensebaini dhe Florian Neuhaus.

Rashica e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në fushë në minutën e 67-të.

Ai arriti të shënojë për 4-1 në minutën e 80-të të takimi.

Pas tij golin e gjeti edhe Niclas Fullkrug për 4-2, por kaq ishte se çfarë mundi të bëjë Werder.

Më fitoren e Koln ndaj Schalkes, Werder Bremen e mbyll kampionatin në pozitën e 17-të.

Në sezonin e ardhshëm Ëerder Bremen do të bëjë gara në Bundesliga 2. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore