Klubi gjerman, Werder Bremen nuk është në gjendje të shesë sulmuesin anësor nga Kosova, Milot Rashica, në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Kosovës ishte afër të nënshkruante në verë me klubin anglez, Aston Villa dhe atë gjerman, Bayer Leverkusen.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk u materializua dhe tanimë gjithçka ka ndryshuar në bindjen e drejtuesve të klubit gjerman.
Tani duket se Bremen nuk dëshiron ta humbasë yllin e tyre në mes të sezonit dhe me shumë gjasë përjashtohen shitja e tij.
Drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann, ka thënë se askush nga ekipi, përfshirë edhe Rashicën, nuk do të largohet në janar.
“Unë do të përjashtoja largimin e të gjithë lojtarëve tanë në dimër”, ka thënë Baumann për gazetën Bild.
Rashica, i cili është 24 vjeçar, ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë sezon, por po punon në rrugën e tij për t’u kthyer pas një problemi në gju. /Telegrafi/