Telegrafi

Werder Bremeni i Milot Rashicës luan sot ndeshjen e parë të barazhit ndaj Heidenheimit

Werder Bremen dhe Heidenheim do të ndeshen sot (e enjte) në ndeshjen e parë të barazhit për mbetje/inkuadrim në Bundesliga.

Skuadra e yllit të Kosovës, Milot Rashica ka përfunduar sezonin e rregullt të Bundesligas në pozitën e 16-të me 31 pikë.

Kjo pozitë ia ka siguruar Werderit lojën e barazhit për mbetje në Bundesliga, pasi Fortuna Dusseldorf ka humbur në ndeshjen e fundit dhe ka rënë nga kategoria.

Lexo po ashtu Werder Bremen fiton nën regjinë e Milot Rashicës dhe siguron ndeshjen e barazhit

Kështu, Werderi i Rashicës do të luaj sot (e enjte) ndeshjen e parë të barazhit për mbetje në Bundesliga ndaj Heidenheimit.

Heidenheim ka mbyllur sezonin në Bundesliga 2 në vendin e tretë me 55 pikë duke ia mundësuar vetes mundësinë për inkuadrim në Bundesliga nga barazhi.

Ndeshja mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet në Weserstadion të Bremenit nga ora 20:30, ndërsa ndeshja kthyese luhet pas katër ditësh, me 6 korrik. /Telegrafi/