Telegrafi

Werder Bremen luan me Bayern Munich – klubi kujton golin e Milot Rashicës dhe kërkon të tjerë nga ai

Werder Bremen do të këtë punë me Bayern Munichun në fundjavë në kuadër të Bundesligës.

Kjo është ndeshje e vlefshme për të dyja klubet që janë jashtë objektivave deri më tani në kampionatin gjerman.

Se për Werder Bremenin është një ndeshje e rëndësishme, tregon edhe fakti që klubi ka vendosur një foto të bashkangjitur me video, kur Milot Rashica i ka shënuar gol gjigantit gjerman.

Lexo po ashtu Vazhdojnë sukseset për Milot Rashicën, zgjidhet në formacionin më të mirë të muajit në Bundesliga

“Më shumë si kjo Milot, të lutem”, thuhet në shkrimin e Werder Bremen.

Rashica është lojtari më në formë i Werder Bremen dhe sytë e të gjithëve janë tek ai.

Ai ka folur edhe për këtë gol, duke e konsideruar si një prej momenteve më të mira të tij.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 15:30. /Telegrafi/