Site icon Telegrafi

Werder Bremen ia rendit yllit të Kosovës rekordet që i ka arritur me klubin: Është bota e Milot Rashicës, ne po jetojmë në të

Milot Rashica po tregon formë të larte te klubi gjerman, Werder Bremen, ku në secilin ndeshje po arrin ta gjejë golin.

Ai ishte protagonist në fitoren e Werder Bremen në kuadër të Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal) ndaj Heidenheim, ku shënoi një gol shumë të bukur.

Klubi nuk po i ndal lëvdatat drejt tij, madje në një postim tregon se lojtari ka filluar edhe t’i rendit rekordet.

Ai ka shënuar në Kupë në pesë ndeshje rresht, duke vendosur rekord të ri të klubit dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Lexo po ashtu Milot Rashica nuk ndalet, shënon super gol në Kupën e Gjermanisë

Bremen e përcolli këtë me një shprehje interesante: “Është bota e Milot Rashicës, ne po jetojmë në të”.

Rashica është pjesë kryesore e Kosovës dhe pritet shumë nga ai në ndeshjet e fundit ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version