Telegrafi

Werder Bremen fiton nën regjinë e Milot Rashicës dhe siguron ndeshjen e barazhit

Werder Bremen nën regjinë e Milot Rashicës ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 ndaj Koln.

Kjo fitore ia ka siguruar pozitën e 16-të Werderit, që tani do të luajë ndeshjet e barazhit për mbijetesë në Bundesligë.

Werder Bremen e nisi herët me gola, pasi shënoi Yuya Osako për 1-0.

Rashica shënoi një gol në minutën e 27-të për 2-0, që ishte aksion individual i bukur.

 

Ai ishte meritor edhe tek goli i katërt, i pesti dhe i gjashtë i Werderit.

Fillimisht  goli i katërt erdhi pas goditjes së tij, nga topi i kthyer shënoi Davy Klaassen (4-0).

Ai e nisi edhe aksionin e goli të pestë që u shënua nga Osaka, pasi dërgoi një top të bukur te Gebre Selassie.

Duhet të ceket që ylli ynë gaboi te goli i vetëm i Koln, pasi Rashica ktheu një top prapa që u kthye për asistim për sulmuesin e Koln, Dominick Drexler, që shënoi për 5-1.

Tek goli i gjashtë Milot Rashica ishte brilant. Në duel me dy mbrojtës, ai rrëzohet, por ashtu në tok pason një top të bukur për Joshua Sargent që shënoi për 6-1.

 

Tani Werder Bremen do të luajë dy ndeshje barazh, ku pret njërin nga kundërshtarët, Heindeheim apo Hamburg që luajnë për vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe kanë edhe nga një ndeshje. /Telegrafi/