Telegrafi

Werder Bremen 1-3 Bayern Munich, nota e Rashicës dhe të tjerëve

Foto: Werder Bremen/Twitter

Bayern Munichu ka fituar me lehtësi në udhëtim te Werder Bremeni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.  

Bavarezët ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ruajtur distancën me ndjekësit, teksa ka mposhtur Werderin e Milot Rashicës.

Golat në këtë takim u shënuan nga Niclas Fullkrug (86’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Leon Goretzka (22’), Serge Gnabry (35’) dhe Robert Lewandowski (67’).

Lexo po ashtu Bayern Munichu fiton me lehtësi në udhëtim te Werder Bremeni i Rashicës

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli gjerman, Thomas Muller, i cili pas dy asistimeve u notua me 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Niklas Moisander që u vlerësua me notë 6.2.

Për 90 minuta në këtë ndeshje të vendasit luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili pati paraqitje solide me notë 6.7.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/