Bayern Munichu ka fituar me lehtësi në udhëtim te Werder Bremeni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.
Bavarezët ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ruajtur distancën me ndjekësit, teksa ka mposhtur Werderin e Milot Rashicës.
Golat në këtë takim u shënuan nga Niclas Fullkrug (86’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Leon Goretzka (22’), Serge Gnabry (35’) dhe Robert Lewandowski (67’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli gjerman, Thomas Muller, i cili pas dy asistimeve u notua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Niklas Moisander që u vlerësua me notë 6.2.
Për 90 minuta në këtë ndeshje të vendasit luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili pati paraqitje solide me notë 6.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/