Site icon Telegrafi

Werder Bremen 0-1 Bayern Munich, nota e Milot Rashicës dhe të tjerëve

Werder Bremen - Bayern Munich (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës për të tetin vit me radhë, e që është titulli i 30-të në histori, pas fitores 1-0 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 32-të.

Golin e vetëm në të takim e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 43-të me një asistim të Jerome Boateng.

Bayern Munichu ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.10, derisa Werderi u notua me 6.35.

Lexo po ashtu Bayern Munich shpallet kampion i Bundesligës për të tetën herë me radhë - pas fitores ndaj Werder Bremenit

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Jerome Boateng që u notua me 8.4.

Milot Rashica kishte paraqitjet mesatare, duke u vlerësuar me 6.3.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mesfushori Davy Klaassen që mori notën 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Werder Bremenit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/

Exit mobile version