Site icon Telegrafi

Werder – Bayern, formacionet e mundshme dhe situata me lojtarët

Në javën e 32-të të futbollit gjerman do të shohim një përballje ndërmjet liderit të Bundesligas, Bayern Munich dhe skuadrës që rrezikon rënien nga liga, Werder Bremen.

E rëndësishmja e këtij takimi është se në rast të fitores, bavarezët do të shpallen kampionë të Gjermanisë për herën e 30-të në histori.

Ndërsa nëse Werderi – ku luan anësori i Kosovës, Milot Rashica – e humb ndeshjen, atëherë rreziku për të rënë në Bundesliga 2 do të rritet shumë.

Lexo po ashtu Statistika interesante para ndeshjes Werder Bremen - Bayern Munich

Më poshtë jua sjellim formacionet e mundshme dhe gjendjen e futbollistëve të të dyja skuadrave:

Werder Bremen

(Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Formacioni i mundshëm: Pavlenka – Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander (c), Augustinsson – M. Eggestein, Vogt, Klaassen – Bittencourt, Sargent, Rashica.

Mungojnë për shkak të këndimeve: Mohwald, Sahin, Toprak.

Në dyshim: Nuk ka.

Trajner: Florian Kohfeldt

Lexo po ashtu Bayerni kërkon titullin ndaj Werder Bremenit në krizë

Bayern Munich

(Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Formacioni i mundshëm: Neuer (c) – Pavard, Boateng, Alaba, Davies – Kimmich, Goretzka – Gnabry, Müller, Coman – Leëandoëski.

Mungojnë për shkak të lëndimeve: Arp, Tolisso, Thiago.

Në dyshim: Coutinho, Mai, Martinez, Sule.

Trajner: Hansi Flick

/Telegrafi/

Exit mobile version