Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për të ardhmen e Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Wenger insiston se të dy lojtarët duan që të qëndrojnë dhe se ata janë në kontakt për kontrata të reja.
“Këta dy lojtarë kanë edhe nga dy vite në kontratat e tyre në fund të sezonit”.
“Kështu që, kjo është arsyeja pse nuk jemi duke u nxituar. Lojtarët kanë dëshirë që të qëndrojnë dhe ne po bisedojmë”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/