Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ia ka bërë me dije Olivier Giroudit se klubi nga Londra ka nevojë për të.
Francezi ka bërë 39 paraqitje në sezonin 2016-2017, por vetëm 11 nga 29 ndeshjet ai ka startuar.
“Ka qenë një sezon frustrues për të sepse ai nuk ka luajtur shumë. Dhe kur ai ka luajtur mirë, ai nuk ka luajtur mirë ndeshjen e ardhshme”.
“Ai na ka fituar shumë pikë kur hynte nga stoli sepse ai ka shënuar shumë herë. Ai ka cilësi që i nevojiten ekipit tonë”, deklaroi Wenger.
Giroud ka 98 gola në fanellën e Arsenalit. /Telegrafi/