Arsene Wenger ka folur në lidhje më lëndimin e mundshëm të yllit të skuadrës së tij, Alexis Sanchez.
Ditë më parë u raportua se sulmuesi kilian pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kualifikuese të fituar ndaj Uruguait.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe trajneri i tij, Wenger, i cili shprehet se nuk mund të shënosh një gol si ai ndaj Uruguait nëse je i lënduar dhe se është shumë e vështirë të dëgjosh gjë tjetër nga Sanchez, përveç se: Jam në rregull.
“Goli i dytë që shënoi për Kilin, ai vrapoi nga gjysma e fushës – ju nuk mund ta bëni këtë në qoftë se ju jeni të lënduar”, ka thënë Wenger për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
“Ai gjithmonë thotë se është në rregull! Është shumë e vështirë, sepse unë jam i sigurt se ai do të kthehet duke thënë se ai është i mirë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WAiMl84YXh4