Site icon Telegrafi

Wenger refuzon Fulhamin për të dytën herë

Arsene Wenger ka refuzuar përsëri mundësinë për tu bërë trajner i klubit anglez, Fulham.

Trajneri francez ka mbetur i lirë që nga largimi i tij nga Arsenali në verën e vitit të kaluar, ku në vend të tij erdhi Unai Emery.

Megjithatë, skuadrat e interesuara për Wenger nuk kanë munguar dhe francezi është lidhur me një numër të madh klubesh.

Lexo po ashtu France Fotball emëron 50 trajnerët më të mirë në histori të futbollit, Ferguson i dyti

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Wenger ka refuzuar mundësinë për të marrë përsipër menaxhimin e Fulhamit për herë të dytë këtë sezon.

Arsene Wenger (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Fulhami së pari herë iu ofrua trajnerit francez përpara se të caktojë Claudio Ranierin në muajin nëntor.

Nëse Fulham dështon ta joshë një emër të madh për të drejtuar klubin nga Craven Cottage, Scott Parkerit do t’i ofrohet një rol i përhershëm. /Telegrafi/

Exit mobile version