Telegrafi

Wenger nuk e përjashton mundësinë të jetë trajner i Anglisë

Arsene Wernger nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner i Anglisë.

Së paku kështu ka thënë për mediat britanike trajner francez i Arsenalit, transmeton Telegrafi.

“Futbolli është plot me befasi, prandaj nuk është e drejtë ta përjashtoj këtë mundësi”.

“Unë madje e di himnin e Anglisë, kështu që nuk do të jetë problem”, tha Wenger.

Sam Allardyce është shkarkuar pas 67 ditëve të qëndrimit në krye të përfaqësueses angleze shkaku i videos skandaloze. /Telegrafi/