Telegrafi

Wenger nuk e di nëse do të luajnë Ozil e Ramsey kundër Chelseat

Arsene Wenger ka zbuluar gjendjen e lojtarëve të skuadrës para ndeshjes ndaj Chelseat.

Trajneri francez ka pohuar se është i kënaqur me rikthimin e Jack Wilshere, por nuk dihet nëse do të luajë Mesut Ozil dhe Aaron Ramsey.

”Është mirë që Wilshere luajti ndaj Kolnit. Do ta shihni se kjo do të i jap më shumë vetëbesim atij. Do të shohim gjendjen e Ozil dhe Ramsey. Besoj se ata do të jenë gati”.

Për lojtarët e tjerë që luajtën kundër Kolnit në kuadër të Ligës së Evropës, do të jenë të gatshëm për derbin londinez.

“Të gjithë të tjerët që luajtën ndaj Koln pritet të jenë gati”, u shpreh francezi.

Chelsea dhe Arsenal do të takohen të dielën me fillim në ora 14:30. /Telegrafi/