Telegrafi

Wenger konfirmon lëndimin e yllit të Arsenalit

during the Barclays Premier League match between XXX and XXX at

Arsenal nuk do ti ketë shërbimet e Petr Cech në katër javët e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Gunners, Arsene Wenger, i cili pohoi se portieri çek ka pësuar lëndim në takimin me Swansea Cityn.

Arsenalit do ti mungon edhe qendërmbrojtësi francez, Laurent Koscielny, i cili nuk do të paraqitet kundër Tottenham Hotspurs, transmeton Telegrafi.

“Është një dëmtim serioz i Cech”, ka thënë Wenger para gazetarëve. ” Cech ka dëmtuar ijën e këmbës dhe ka një lëndim muskulor. Pritet të mungojë rreth katër javë”.

“Koscielny ka një lëndim të vogël, por nuk do të luajë kundër Tottenham. Ai pritet të rikthehet të martën kundër Hull Cityt”, ka thënë Wenger.

Arsenal do të jetë mysafirë i Tottenahamit pas humbjes me rezultat 2:1 kundër Swansea Cityt. /Telegrafi/