Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Thierry Henry dëshiron të marrë vendin e lirë të Bordeaux-it.
Gus Poyet u suspendua kohët e fundit nga klubi i Ligue 1 pasi i quajti zyrtarët e ekipit si “turpi i klubit”.
Ai akuzoi klubin për shitjen e një sulmuesi Gaetan Laborde pas shpinës së tij.
Ish-shefi i Brightonit dhe Sunderlandit mendon se nuk dëshiron më të vazhdoj të drejtoj klubin francez.
Henry, i cili kohët e fundit e la rolin e analistit sportiv për t’u përqendruar në punën e trajnerit, është favorit për të pasuar uruguaianin.
“Ai dëshiron ta bëjë këtë, ta merr drejtimin e Bordeauxit”, tha Wenger për Corse Matin.
“Ai është inteligjent dhe ka cilësi. Por pyetja që ne gjithmonë e pyesim veten është nëse jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë për profesionin e stërvitjes”, tha Wenger.
Ky i fundit është i papunë pas largimit nga detyra e trajnerit të Arsenalit, ku qëndroi për 22 vjet gjersa Henry së fundi ishte ndihmëstrajner i kombëtares së Belgjikës. /Telegrafi/