Ish- trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mbetet në diskutim me PSG-më për një post drejtues në klub.
Thomas Tuchel është trajner dhe klubi duket i kënaqur me pozicionin e tij.
RMC shkruan se PSG mund t’i ofrojë Wengerit një rol në klub.
Francezi, i cili u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, ka folur për një rikthim të tij për të stërvitur.
Megjithatë thuhet se tani ai është hapur për një punë jashtë fushës me PSG-në.
Ëenger ka qenë i lidhur me gjigantët francezë, prej se klubi drejtohet nga sheikët e Katarit.
Më parë Nasser Al-Khelaifi i kishte sugjeruar Wengerit një pozitë ideale në klub, por ky i fundit ishte duke punuar te Arsenali.
Pozita e menaxherit të përgjithshëm, aktualisht që mbahet nga Jean-Claude Blanc, është përmendur si një mundësi për ish-menaxherin e Gunners. /Telegrafi/