Thomas Tuchel ka këmbëngulur se ai nuk ka pasur ndonjë kontakt me Arsenalin.
Tekniku i PSG-së edhe pse është spekuluar si një prej emrave që do të zëvëndësonin Wengerin, ka thënë se s’ka ekzituar kontakt.
Ai vlerësoi lart Wengerin duke thënë se është idhulli i tij.
“Unë e mora vendimin tim para vendimit të Wengerit”.
“Unë kam respekt të madh për të. Ai ka ndërtuar klubin dhe ja ka vënë stilin e futbollit për të cilin njihet”.
“Ai është një idhull dhe shembull për secilin trajner, sidomos për mua”.
“Nuk jam kontaktuar asnjëherë dhe vendimin e mora më herët. Unë nuk e di nëse ndonjëherë kam qenë i menduar si pasues i tij”, u shpreh Wenger.
/Telegrafi/