Site icon Telegrafi

Wenger dëshiron të bëhet menaxher i Unitedit: Është ëndërr për çdo trajner, kam besim dhe guxim

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se do të ishte një “ëndërr” për të menaxhuar rivalët e Manchester Unitedit.

69-vjeçari, i cili u largua nga Emiratet në vitin 2018 pas 22 vitesh si trajner ka besim dhe guxim për të marrë përsipër detyrën te Unitedi – madje duke sugjeruar se ai ka “ide” se si të trajnoj ekipin aktual.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka dështuar deri më tani të tregoj paraqitje të mira, por një Wenger pasionant dhe i sigurt i bëri qëllimet e tij të qarta në një intervistë interesante.

Duke folur para beIN Sports, menaxheri francez deklaroi se drejtimi i Djajve të Kuq është një ëndërr.

Lexo po ashtu Wenger refuzon FIFA-n, dëshira e tij është të drejtoj skuadër

“Manchester Unitedi është një punë ëndërruese për çdo menaxher. Të paktën, çdo menaxher me kurajë dhe besim”, ka thënë fillimisht Wenger.

“Po, ata kanë nevojë – për mendimin tim – katër lojtarë në ekipin e parë. Por rreth atyre lojtarëve, unë shoh një skuadër që është e aftë të sfidojë”.

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

“Ata nuk janë aq larg sa mendojnë njerëzit”.

“Ekipi nuk ka model të luajë, asnjë model të presionit. Ekziston një ekip aty, por ai duhet të trajnohet dhe të zhvillohet. Siç thashë, katër lojtarë dhe ata mund të jenë sfidues. Për gjithçka”.

“Ashtu siç e thashë, Manchester Unitedi është një punë e ëndërruar. Për çdo trajner. Kam besim, kam guxim … dhe keni të drejtë, unë kam ide”, përfundoi ai.

Wenger la pas një trashëgimi mahnitëse për 22 vitet si trajner,  10 trofe të mëdhenj dhe më shumë se 800 ndeshje në Ligën Premier me Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version