Arsene Wenger edhe pse lidhet me Paris St Germainin, ai ka thënë duhet ta mbajnë si trajner Unai Emeryn.
Ka shumë fjalë që klubi nga Ligue 1 do ta largojë trajnerin spanjoll.
Emery është eliminuar nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur nga Real Madridi.
Për Wengerin që shihej si trajner që mund të ulej në stolin e PSG-së, tutje te ky klub duhet të vazhdojë me Emeryn.
“Kam qenë gjithmonë i lidhur me Paris St Germainin dhe e kam përkrahur përherë PSG-në”.
“Personalisht besoj që Paris St Germain ka nevojë që të gjejë stabilitetin dhe Unai Emery është njeriu i duhur. Por vendimi duhet t’i mbetet PSG-së, ka thënë Wenger.
“Duke e parë nga jashtë Unai Emery është shumë komentet dhe person që PSG duhet të krijojë projekt stabil rreth tij”.
“Pra unë nuk mendoj si ju (mediat) që Unai Emery të largohet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/