Ish- trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger vazhdon të jetë i lidhur me një rol drejtuesi te klubi francez Paris Saint-Germain.
E ardhmja e Wengerit mbetet pezull dhe e pa konfirmuar që nga largimi i tij në verën e kaluar nga Arsenali.
Wenger u larguar nga Topçinjtë pas 22 viteve të kaluara në Londër dhe që nga largimi, ai është lidhur me shumë skuadra.
Mediumi italian Tuttomercatoweb, duke cituar burime të mediave franceze, raporton se Wenger ka rënë dakord me PSG-së.
Te klubi nga Parc des Prices, Wenger do të merrte përsipër postin e drejtorit sportiv.
69-vjeçari do të shkojë në PSG në fund të sezonit për të zëvendësuar drejtorin aktual, Antero Henrique.
Francezi thuhet se tashmë po ndërton një marrëdhënie me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, ku ata janë takuar disa herë për biseda të përgjithshme këtë sezon.
Pretendohet se Wenger ka vendosur tani për një marrëveshje me presidentin Nasser Al-Khelaifi në një samit të fundit ballë për ballë. /Telegrafi/