Wayne Rooneyt i është hequr patentë shoferi për dy vite, ndërsa me dënimin duhet të kryej është 100 orë punë për komunitetin, pasi ai ishte zënë duke vozitur në gjendje të dehur.
Sulmuesi i Evertonit, 31vjeç, ishte arrestuar pasi që ishte zënë i dehur me një sasi të lartë të alkoolit tri herë më shumë se sa lejohet.
Lojtari ka kërkuar falje pasi ka dal nga gjykata, ndërsa edhe klubi e ka dënuar me 300 mijë funte dënim.
Lojtari ka katër super vetura që nuk do të mund t’i vozisë për dy vite dhe do të jetë i detyruar ndoshta edhe t’i shes disa nga to.
Rooney ka vetura nga 50 mijë funte deri në 250 mijë funte. /Telegrafi/
BMW i8
Çmimi: £100,000+
Audi Q7
Çmimi: £50,000+
Range Rover Overfinch
Çmimi: £200,000+
Bentley GT
Çmimi: £250,000+