Claudio Ranieri është shkarkuar nga posti i trajnerit të Watford, vetëm tre muaj pasi ishte angazhuar në këtë post.
Ky vendim ka ardhur, pasi që skuadra është e 19-ta në Ligën Premier dhe strategu italian nuk ka mundur t’i ndryshojë gjërat.
Ranieri e mori drejtimin e ekipit në muajin tetor, mirëpo Hornets ndodhen në zonën e rrezikut për të rënë nga elita e futbollit anglez.
Watford Football Club confirms the departure of Head Coach Claudio Ranieri.
The Hornets' Board recognises Claudio as a man of great integrity and honour, who will always be respected here at Vicarage Road for his efforts in leading the team with dignity.
— Watford Football Club (@WatfordFC) January 24, 2022
Me gjithë situatën e vështirë, 70-vjeçari ishte shprehur i gatshëm që të vazhdonte tutje, por klubi vendosi ta shkarkonte.
Në Angli, strategu italian më herët ka drejtuar skuadra si Chelsea e Leicester City, ndërsa me këtë të fundit i befasoi të gjithë duke e fituar titullin e Ligës Premier në sezonin 2015/2016. /Telegrafi/