Fitorja me rezultatin 5-0 e Paris Saint-Germain ndaj Clermont në javën e parë të Ligue 1 për sezonin 2022-2023, përveç paraqitjes së shkëlqyer të Neymar dhe të Lionel Messit, regjistroi edhe një debutim historik.
Warren Zaire-Emery, një mesfushor 16-vjeçar, u bë lojtari më i ri që debuton me parisienët – pasi bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në minutën e 82-të duke zëvendësuar Marco Verrattin.
“Warren ka qenë shumë serioz dhe shumë i mirë gjatë fazës parapërgatitore. Më duhej t’i jepja minutat e para. Është e rëndësishme që fjalët e tij të zbatohen në praktikë, ai duhet të marrë pjesë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Christophe Galtier, në një konferencë për shtyp.
Në moshën 16 vjeç, katër muaj e 29 ditë, Zaire-Emery tejkaloi rekordin e mbajtur nga Kingsley Coman, i cili debutoi në moshën 16 vjeç dhe 8 muaj dhe pati kohë të fitonte Ligue 1 para se të shkonte te Juventus.
Mesfushori do të luajë mes skuadrës së parë të Paris Saint-Germain dhe skuadrës së moshatarëve të tij te parisienët.
Zaire-Emery shihet si një talent me potencial të madh dhe kërkohet që të mbahet një vëmendje e madhe tek cilësitë e tij, pasi në të ardhmen e afër pritet të shpërthejë . /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8uzi4vo7lMw