Telegrafi

Warren Buffett (91): Ky është vendimi më i rëndësishëm në jetën tuaj dhe nuk ka të bëjë fare me paratë!

Kur Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur sot, ju jep këshilla, do të mendonit se financat janë në rrezik, por…

Warren Buffett pohon se vendimi më i rëndësishëm i njeriut në jetë është – zgjedhja e partnerit të jetës, transmeton Telegrafi.

Kishte “dy pika kthese” në jetën e Buffett. “E para është kur u linda, dhe e dyta është kur takova Susan”, tha miliarderi për gruan e tij të parë, e cila vdiq në 2004. “Pa të, e gjithë kjo do të ishte e pamundur”.

Pse është sekreti i suksesit në zgjedhjen e partnerit të duhur të jetës?

Buffett një herë pati thënë: “Ju lidheni me njerëz që kanë cilësitë që ju dëshironi. Kështu që ju do të lëvizni në atë drejtim. Dhe personi më i rëndësishëm në këtë drejtim është pa dyshim bashkëshortja juaj. Dhe nuk mund të mos theksoj rëndësinë e kësaj zgjedhjeje”.

Sipërmarrësi përsëriti disa herë këshillën e tij: “Martohu me personin e duhur. Do të ndryshojë jetën tuaj. Kjo do të ndikojë në aspiratat tuaja por edhe shumë më tepër”.

Rezultatet e hulumtimit konfirmojnë se zgjedhja e partnerit të jetës mund të ndikojë ndjeshëm në suksesin e një personi. Për shembull, sipas një artikulli të një psikologu në Universitetin Carnegie Mellon, ata që mbështeten nga një burrë ose një grua janë “më të motivuar për të pasur sukses”.

Autori i studimit në Universitetin Carnegie Mellon thotë: “Partneri juaj i jetës mund t’ju ndihmojë të përfitoni nga mundësitë ose të pengoni prosperitetin tuaj…”

Prandaj zgjidhni me kujdes! /Telegrafi/