Kyle Walker ende nuk është lojtar i Bayern Munichut, por ende ai pa arritur nga Manchester City, ka bërë që dy nga yjet kryesorë të ekipit të indinjohen me kushtet e ofruara për anglezin.
Sipas mediave gjermane, lojtarët me emër të klubit janë të pakënaqur me kushtet që po krijon mbrojtësi 33-vjeçar.
Walker do të marrë një kontratë dyvjeçare me Bayern me një opsion për ta vazhduar për një sezon shtesë, gjë që bie ndesh me praktikën e klubit për t’u dhënë lojtarëve kontrata mbi 30 vjet, pasi zakonisht jepet një kontratë njëvjeçare.
Thomas Müller (33) dhe Manuel Neuer (37) kohët e fundit duhej të kalonin nëpër negociata të ngjashme me klubin dhe të dy morën kontrata deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Walkerin, pra, e pret një kontratë deri në verën e vitit 2025, dhe ndoshta edhe për një vit tjetër.
Muller kaloi akademinë e Bayernit dhe ka luajtur për ekipin profesionist që nga viti 2008. Neuer ka qenë me klubin që nga viti 2011. /Telegrafi/