Telegrafi

Wales: “Po penalizojnë Wikipedia-n”

Në një intervistë për BBC, Jimmy Wales ka deklaruar se këto ligje duhet të rishikohen menjëherë, pasi ato dhunojnë të drejtën e publikut për informim.

Reagimi i Wales erdhi pas vendimit të një gjykate në Britani për të hequr të gjitha informacionet që nuk vijnë nga burime të konfirmuara. “Kjo është e padrejtë. Ne jemi të detyruar që të mos publikojmë informata nëse nuk publikojmë burimet e tyre.

Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e detyrueshme për gazetat.”, – ka deklaruar Wales për BBC.

Ndërkohë mediat Britanike kanë ngritur shqetësimin se pse një ndëshkim i tillë nuk jepet edhe për Twitter edhe pse kjo e fundit vazhdon të publikojë të dhëna personale të njerëzve publik. / Telegrafi /