Ka përfunduar Majori i video-lojës Rainbow Six Siege në Kopenhagë.
Ekipi w7m kanë dominuar në finale ndaj ekipit Liquid.
Këtë ndeshje ata e fituan me rezultat të përgjithshëm 3-0 me mapa për ta siguruar vendin e parë dhe çmimin prej 207.000 dollarësh.
Në këtë turne ishin në garë 24 skuadra për një grup çmimesh prej 750.000 dollarësh.
Në vendin e dytë ekipi Liquid fituan çmimin 87.000 dollarë. /Telegrafi/