Telegrafi

Vushtrria – Prishtina, formacionet zyrtare të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Vushtrria dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Vendasit vijnë në këtë fazë pas fitores ndaj Beharit të Ligës së Dytë dhe synojnë të bëjnë befasi ndaj Prishtinës.

Në anën tjetër, kryeqytetasit vijnë nga një fitore e madhe ndaj Ballkanit dhe duan rezultat pozitiv për të lehtësuar kualifikimin.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Vushtrria: Marly; Avdyli, Statovci, Avdyli, Rama, Behrami, Ahmeti, Ademi, Halimi, Maxhuni, Chibueze.

Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu; 

/Telegrafi/