Klubi i njohur Vushtrria ka vazhduar me transferimin e lojtarëve me emër, pasi qëllimi i klubit mbetet Superliga.
Në tri ditët e fundit, Vushtrria që është lider në Ligën e Parë, ka kryer tri transferime.
Transferimi i parë ishte mesfushori mitrovicas, Kreshnik Nebihu.
Ai ka qenë pjesë e shumë klubeve të Kosovës, duke filluar nga Hajvalia, Gjilani, Drenica dhe së fundi Trepça.
Nuk vonoi shumë dhe Vushtrria zyrtarizoi edhe sulmuesin e Flamurtarit, Shqipdon Ademin.
Ai në të shkuarën ka luajtur edhe për Gjilanin dhe KEK-un.
I treti që u zyrtarizua sot është mesfushori me tipare sulmuese Alban Rexhepi.
Rexhepi i lindur në Gjilan, së fundmi ka luajtur për Llapin, ndërsa në të shkuarën ka bërë karrierë edhe te Drita, Gjilani, Laçi dhe Ferizaj.
Vushtrria ka tubuar 38 pikë dhe është lider në Ligën e Parë me gjasa të mira që të kthehet në Superligë. /Telegrafi/