Njeriu është i lirë në çastin kur dëshiron të jetë i tillë. Volter
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Ka njerëz qe arrijnë sukses në krijimtari, biznes, në politikë, në mësime apo në punë, por janë të pafat me gratë apo me femrat me të cilat jetojnë, krijojnë familje, por nuk janë të lumtur, nuk kanë harmoni në familje e në jetë.
Lumturia e tyre, kështu, do të jetë e zbehtë, do të çalojë. Të tjerët arrin të fitojnë lumturinë e tyre por nuk dinë ta ruajnë gjatë, nga obligimet, nga rreziqet që u kanosen në vazhdimësi.
Kjo ndodh sepse nuk dinë të ballafaqohen me realitetin, nuk njohin sekretet që të bëjnë të lumtur.
Megjithatë, një pjesë tjetër dashurojnë seriozisht, nuk dinë të fitojnë zemrën e të dashurës së tyre, sepse nuk i njohin sekretet e suksesit në dashuri.
Të tjerët akoma, pa vetëdije, ndonëse në brendësi të shpirtit të tyre janë zemërmirë, e paraqesin veten antipatik përpara të tjerëve, sepse nuk kanë përvoja, nuk i kanë mësuar sekretet që ju bëjnë simpatik. E pa u bërë i tillë askush nuk ta hap rrugën e suksesit, sado i mençur të jesh.
Por ekzistojnë individë të tjerë të cilët arrijnë sukses në dashuri por jo në karrierë, sepse nuk kanë përvojë, nuk kanë traditë, nuk kanë lexuar asnjë metodë që do t’i mësonte si të arrinin suksese në jetë.
Jo pak njerëz ka të cilët dëshirojnë të bëjnë diçka, por vetëm dëshirojnë sepse nuk dinë ta ringjallin atë forcë që ekziston te çdonjëri, e që quhet interes i shprehur, vullnet. Për t’i realizuar dëshirat e tyre duhet ta shtojmë interesin dhe përvetësojmë sekretet e vullnetit.
Jeta është shumë dinamike. Disa nxitojnë, nuk kanë përvojë, nuk dinë të përballen me realitetin, nuk kanë lexuar ndonjë libër që të mësonin si t’i njohin të tjerët, shkurt nuk e kanë informacionin.
Të tjerët mund të kenë të drejtë për një çështje që do të mund t’u sillte një përfitim të madh por s’mund t’i mbrojnë interesat e tyre, sepse nuk dinë të kërkojnë, nuk dinë të flasin, janë të rrethuar me rreziqe të ndryshme.
Prindërit, sidomos, për të gjithë kanë kohë, por për fëmijët e vet nuk gjejnë kohë, sepse janë në rrezik të përhershëm të gjendjes sociale, të krizës politike që ndikon direkt në familje.
Kjo ndodh sepse nuk kanë arritur të ngrihen në atë shkallë të vetëdijes, të realitetit tonë real, sepse nuk kanë ditur si t’i edukojnë e orientojnë fëmijët e tyre në ato fusha të jetës që do të përputheshin, do të përballeshin me kërkesat e tyre natyrore. Shumë e shumë probleme të tjera…/Telegrafi/