Telegrafi

Vuçiqi pas takimit me pesëshen: Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë Kosovën

Pas takimit me pesëshen e diplomatëve amerikanë-evropianë, presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Aty ai tha se takimi ishte i vështirë dhe se tema të lehta nuk ka për Serbinë, duke mos dhënë shumë detaje për këtë takim, transmeton Telegrafi.

“Kuptohet se gjithçka u diskutua rreth Kosovës dhe për ne ishte shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e tëra kjo po ndodhë për shkak të Banjskës, por jo. Në aspektin taktik ka qenë e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në aspektin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është të njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu theksoi se beson se do të gjejnë “një rrugëdalje” dhe se Serbia do të vazhdojë “me sukseset në ekonomi, ndërtim të infrastrukturës dhe të ruajnë interesat kombëtare”.

“Nuk do të flisja për presione, ata kanë politikat e tyre. Qëndrimi i tyre është krejt i kundërt me atë tonin, nuk ka ndonjë filozofi. Kur i pyesni për norma juridike, edhe më keq për normat juridike. Për ta Kosova është shtet i pavarur. Kujt ia ndien për aktet juridike ndërkombëtare”, shtoi presidenti serb.

Paralajmëroi se te enjten dhe petën do të qëndrojë në Bruksel dhe se do të luftojë me barrierat që i janë vendosur përpara Serbisë. /Telegrafi/