Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq thotë se i ka ardhur në majë të hundës arsyetimi për “Open Balkan”.
Në samitin e sotëm në Tiranë, Vuçiq tha se nuk kanë asnjë arsye t’iu kërkojnë falje tri shteteve të tjera refuzuese nismës.
“Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku. Është një iniciativë që do të krijojë bazën dhe themelet e fëmijëve tanë. Po të hapim kufijtë dhe gjithçka që ne do të kemi bërë, objektivi më i rëndësishëm është të lidhim qytetarët tanë me njëri-tjetrin. Ata njerëz që të shkuarën kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa për të ardhmen”, tha ai.
Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dalë haptas pro “Open Balkan”.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se “Open Balkan” është një nismë tërësisht përfshirëse ku edhe u ka bërë thirrje vende të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.
Të hënën në Tiranë u protestua kundër iniciativës. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nisë dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.
Ndryshe, “Open Balkan” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik. /Telegrafi/