Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në një deklarim pas takimit, Vuçiq ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri mezi ka mundur ta ndal gjakderdhjen.
Siç ka thënë ai, sonte është tentuar që të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
”Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”.
Siç ka shtuar ai, në një minutë e gjysmë të gjithë ikën kur u shfaq xhandarmëria, duke theksuar se shtetit të Serbisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Thirrja e tij për takimin urgjent ka ardhur pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” (SPN) kanë vazhduar edhe sonte protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hyjnë me forcë në objekt.
MAJDANOVCI RAZBIJAJU PROZORE GRADSKE SKUPŠTINE!
Na skupu opozicionih terorista koji preko ulice žele na vlast, močugama razbijaju prozore Skupštine Grada! pic.twitter.com/wzXlIOP67u
— Detektor laži (@LaziDetektor) December 24, 2023
Policia në ndërtesën e Kuvendit të qytetit ka reaguar ka përdorur edhe sprej kundër protestuesve.
Protesta e shtatë e koalicionit Serbi kundër dhunës është mbajtur para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KQZ).
— karniles (@karniles8210) December 24, 2023
Por protesta në një moment është zhvendosur para Kuvendit të qytetit të Beogradit, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Përfaqësues të opozitës kanë tentuar të hyjnë në kuvend, por policia brenda nuk i ka lejuar.
Video 1. – Muškarac razbija staklo od ulaznih vrata Gradske Skupštine
Video 2. Srđan Milivojević: Ovo je nenasilni protest, policajci su razbili staklo. pic.twitter.com/ZRfMszUToW
— Mario ZNA (@MarioBojic) December 24, 2023
Sipas raportimit të mediave serbe, protesta u karakterizua nga incidente të shumta, qytetarët thyen xhamat dhe dyert e hyrjes, si dhe u shkatërruan kamerat e vëzhgimit.
Qytetarët hodhën gurë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, ndërsa policia përdori edhe sasi të madhe të gazit lotsjellës.
Në fund thuhet se policia dhe xhandarmëria arriti të shpërndante protestuesit. /Telegrafi/