Site icon Telegrafi

Vuçiq: Qeveria e ardhshme serbe nuk do të jetë antiruse

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së shpejti do të formojë qeverinë e re, e cila për synim ka anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian si dhe ruajtjen e miqësisë me Rusinë.

“Qeveria e ardhshme nuk do të jetë anti-ruse, por do të ruajë miqësitë tradicionale serbe”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq, raporton N1.

Lexo po ashtu Ajo që refuzohet prej Perëndimit, mirëpritet në Beograd: Një makinë propagandistike edhe më e madhe e Putinit sapo ka arritur në Serbi

“Çfarë lloj qeverie do të jetë, besoj se do të jetë një qeveri serbe, e cila do të punojë për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian”, tha ai para gazetarëve në aeroportin Nikola Tesla.

I pyetur se si po shkojnë konsultimet për formimin e Qeverisë së re, presidenti tha se në Kuvendin e Serbisë tashmë ka një “shumicë të paqartë”, por se për konsultimet do të flasë kur të përfundojnë.

Lexo po ashtu Putini hap televizionin e tij propagandues në Serbi, derisa e tërë BE-ja e ka ndaluar transmetimin e “Russia Today”

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara Serbia ka forcuar edhe më tej miqësinë me shtetin rus, duke lejuar televizionit propagandues rus, Russia Today, i cili është sanksionuar nga vendet e BE-së, të merr frekuenca kombëtare për transmetim.

Ndryshe, Serbia është vendi i vetmi vend kandidat për anëtarësim në unionin evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version