Site icon Telegrafi

Vuçiq përul gazetaren serbe, i mbanë “orë të gjeografisë” – e pyet nëse e di se ku gjendet Mauritiusi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ishte drejtuar qytetarëve të Serbisë nga Emirat e Bashkuara Arabe përmes televizionit serb Pink, kurse gazetarja e kësaj interviste Gordana Uzelac është vënë në një pozitë të palakmueshme nga Vuçiq.

Ai si gjithmonë tenton të shmang pyetjet e gazetarëve kur ato nuk i pëlqejnë apo nuk i përshtaten, kështu me metoda siç është ironia dhe poshtërimi tenton të mos i lë të flasin, transmeton Telegrafi.

I pyetur të komentoj deklaratën e Marinika Tepiçit, e cila tha se presidenti i të djathtës serbe Misha Vaciç është përgjuar nga 2017 deri më 2019 dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe vëllai  tij Andrej i janë “kyçur” masat ilegale të përgjimit.

https://twitter.com/MilanCHE111/status/1369768653562986503?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369768653562986503%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnova.rs%2Fvesti%2Fpolitika%2Fvucic-ponizio-gocu-propitivao-je-geografiju-pa-uvredio%2F

Vuçiq tha se “ka biseduar mijëra herë me Misha Vaciçem” dhe se i është lajmëruar edhe njerëzve që janë më të zi se ai, që sipas presidentit serb janë Vuk Jeremiç dhe Dragan Xhilas, e për ta tensionuar situatën ai përmendi se Xhilas dhe Tepiç kanë fatura në Mauritius.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Vuçiq iu drejtua gazetares duke e pyetur nëse e di se ku gjendet Mauritiusi. E ajo ia ktheu duke i thënë se kënd po e pyet.

Pse është kaq e rëndësishme”, shtoi gazetarja Uzelac.

Megjithatë Vuçiq nuk u ndal me kaq, ai filloi ta akuzojë gazetaren duke i thënë: “Sepse nuk e dini. Ju nuk e dini dhe për këtë nuk është e rëndësishme”. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version