Një numër i madh qytetarësh u mblodhën sonte në Sremska Mitrovicës duke protestuar kundër mbajtjes së një tubimi të Partisë Progresive Serbe, i cili është caktuar për të shtunën, 15 shkurt, por edhe për t’i dërguar edhe një herë mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai nuk është i mirëpritur.
“Sremska Mitrovica është kundër deklaratës së rreme të Vuçiqit”, thuhet në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një kolonë qytetarësh të pakënaqur duke marshuar rrugëve të qytetit.
Ata bënin zhurmë dhe mbanin një pankartë me mbishkrimin “mbështetje absolute për studentët”, shkruan nova.rs.
“Ky është qyteti ynë, AV është një i padëshiruar këtu”, “tik-tak, ju jeni hallka më e dobët, mirupafshim”, shkruante në disa pre mesazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Jesmo i nezgodni mi iz Srema🤧🤫🤭 Sremska Mitrovica trenutno🫣 pic.twitter.com/Aq4zxii5jJ
— รгє๓เςค (@mojaShauma) February 14, 2025
Kujtojmë se për të shtunën, 15 shkurt, në orën 16:00, është paralajmëruar një tubim i Partisë Progresive Serbe me rastin e festës së “Sretenjes” në Sremska Mitrovicë. Vuçiq ka njoftuar se gjatë këtij tubimi do të miratohet Deklarata Kombëtare për Vojvodinën në Serbi.
Kanë qarkulluar informacione se degët e Partisë Progresive Serbe në të gjithë vendin janë të detyruara të sjellin qindra njerëz në këtë tubim.
Siç ka raportuar më herët gazeta danas, vetëm brenda një dite, pagesa ditore që progresistët japin për pjesëmarrje në miting është rritur nga 4000-10000 dinarë (34-85 euro).
Ndryshe, studentët tash e disa javë po protestojnë pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona pasi u shemb streha e jashtme e stacionit hekurudhor të qytetit. /Telegrafi/
Sremački odbor za sutrašnji doček preCednika sa svitom🤭🤭🤭 Nedimović na aparatima🥹 pic.twitter.com/dQ1aTZSeti
— รгє๓เςค (@mojaShauma) February 14, 2025