Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se katër nga pesë prezantues të lajmeve të RTS-së në rrjetet sociale i pëlqejnë protestat, “Serbia kundër dhunës”, të cilat tash e disa javë po organizohen në Beograd.
“Ata pushtuan RTS-në! Ata nuk hynë fizikisht, por mendërisht. Vetëm shikoni – ata kanë katër prezantues të lajmeve që pëlqejnë protestat e tyre, katër nga pesë, mendoj, aq sa ka”, tha ai.
I pari i shtetit serb shtoi se qeveria po mendon të organizojë protesta para shërbimit publik.
VEOMA me interesuje kako teče proces kojim predsednik republike srbije dodje u posed podatka koliko voditelja dnevnika radio televizije srbije “lajkuje” proteste na drustvenim mrezama.pic.twitter.com/01fYmRtenK
— Tibi Habibi 8 (@kazi_tibi) June 13, 2023
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që lideri serb shpreh pakënaqësi për qëndrimin e RTS ndaj protestave, “Serbia kundër dhunës”.
Në fund të majit, ai tha se do të firmoste vetë kërkesën e opozitës për pushime nga puna të punëtorëve të RTS-it.
Në atë kohë, Vuçiq deklaroi se RTS-i pesë herë u kyç drejtpërdrejt në protestën e mbajtur pranë selisë së shërbimit publik më 27 maj dhe se kjo “ndodh vetëm në Korenë e Veriut”. /Telegrafi/