Telegrafi

Vuçiq komunikoi me kriminelë serbë, policia nuk e mohon vërtetësinë e dokumenteve

Aleksandar dhe Andrej Vuçiq ndërhyn në përgjimet ligjore telefonike teksa kishin komunikuar me personat e përgjuar të krimit, thotë nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq, bazuar në deklaratat e paraqitura prej saj.

Ajo shton se ata ndërhyn 1,572 herë sepse “korrespondonin dhe bërtisnin” me persona të inkriminuar – ekstremistë, kriminelë dhe njerëz që kanë një problem me ligjin”, raporton N1.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk mund të konfirmojnë dhe as të kontestojnë vërtetësinë e dokumenteve të publikuara nga opozitarja, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e policisë nuk e përgjuan presidentin, Aleksandar Vuçiq, por ata dëgjuan bisedat telefonike të presidentit serb, si dhe të vëllait të tij, Andrej, teksa përgjonin ligjërisht kriminelët serbë.

“Personi i përgjuar është Misha Vaciq, presidenti i së djathtës serbe”, zbulon ajo teksa u tregoi gazetarëve dokumentet për të cilat pretendon se janë regjistrat e deklaratave të policit të ngarkuar me përgjimin dhe deklaroi se sipas dokumentacionit, Vaciq ishte përgjuar në vitet 2017, 2018 dhe 2019, gjatë kontrolleve policore të “Kosa” dhe “Vitez”.

Tepic gjithashtu pretendon se pikërisht për shkak të marrëdhënieve të ngushta me familjen Vuçiq, policia, edhe pse e dinte se e kishin në pronësi, nuk e konfiskoi armën e paligjshme të Vaciqit.

Ministria e Brendshme nuk e konfirmon, por as nuk e mohon vërtetësinë e dokumentit. Ministria shton se nëse deklarata është autentike, ajo klasifikohet si rreptësishtë konfidenciale dhe se personi i cili ia dorëzoi materialin, Marinika Tepiqit do të mbart pasoja në përputhje me ligjin. /Telegrafi/