Joe Navarro, një ish-agjent i FBI-së dhe ekspert i komunikimit jo verbal, ndau në rrjetet sociale një video të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq teksa ishte në siklet në një konferencë të fundit për shtyp kur dëgjon zërin e gazetares të N1, Zaklina Tataloviq. Ai e përshkruan Vuçiqin në një cicërimë si “një shembull shkollor i sjelljes së pakëndshme”.
“Shikoni videon dhe vlerësoni nëse mund të rendisni shqetësimet jo verbale – shtatë”, ka shkruar Navarro pranë videos së Vuçiqit.
Shumë nga ndjekësit pastaj u përpoqën të shpjegojnë atë që po ndodhte në video, transmeton Telegrafi.
See if you can figure out the nonverbal of discomfort- All seven of them https://t.co/mJLC0wbWAZ
— Joe Navarro (@navarrotells) July 28, 2021
“Shtrëngimi i duarve, ngritja e supeve, frymëmarrje e thellë, ‘ngrënia’ e buzëve, ngritja e vetullave, krijimi i hapësirës për duart dhe pastaj ajo që duket se ishte lodhur dhe shtyn duart së bashku”, thanë ndjekësit e Navarros.
Joe Navarro punoi për FBI për njëzet e pesë vjet si agjent special për vlerësimin e sjelljes dhe kundër-spiunazhit.
Sot, ai është një nga ekspertët kryesorë në botë për komunikimin joverbal dhe këshilltar i kompanive më të mëdha shumëkombëshe. Ai është profesor i asociuar në Universitetin St. Leo dhe shpesh ligjëron në Shkollën e Biznesit të Harvardit.
Vuçiq u ndie në siklet në momentin kur u pyet për anëtarët e grupit të tifozëve të udhëhequr nga i arrestuari Veljko Belivuk, i cili ishte përgjegjës për sigurimin gjatë inaugurimit të tij si presidenti i Serbisë. /Telegrafi/
Hand wringing, shoulder shrug, deep exhale, lip compression, brows draw together, creating space with arms and then what looks like he tensing and pushes his hands together- I don’t know what to call that. This was hard Will you let us know the answer @navarrotells ?
— Yvonne Pocknell (@Therapybubbles) July 28, 2021