Site icon Telegrafi

Vuçiq e pret Ramën dhe Dimitrovin, presidenti serb e quan vendim historik iniciativën e “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Takimi në pallatin Serbia po mbahet në kornizat e iniciativës për bashkëpunim ndryshe e njohur si “Open Balkan”, transmeton Telegrafi.

E presidenti serb në një postim në Instagram, ka shkruar se “Open Balkan” është një vendim historik.

Siç është paralajmëruar më herët, Vuçiq, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj, pason takimi i tre zyrtarëve me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, ku treshja do t’i drejtohen mediave. /Telegrafi/

Exit mobile version