Shefi i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, është vrarë sot në afërsi të Teheranit, raporton Reuters.
Fakhrizadeh ka ndërruar jetë në spital, e këtë e ka konfirmuar ministria iraniane e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Iran State media footage of the scene where they claim the most crucial figure in Iran’s nuclear program, Mohsen Fakhrizadeh, was assassinated. Iran Atomic agency still hasn’t confirmed #Fakhrizadeh pic.twitter.com/mQ0zwT836l
— Potkin Azarmehr (@potkazar) November 27, 2020
Ata sulmin e shkencëtarit e kanë cilësuar si akt terrorist, e sipas informacioneve të para thuhej se ai kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes, megjithatë agjencia Fars ka raportuar se ai ishte gjallë kur është dërguar në spitalin e Teheranit.
Doktorin Mohsen Fakhrizadeh, profesor i fizikës dhe oficer i Gardës Revolucionare të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si “drejtor të programit bërthamor të Iranit. /Telegrafi/