Një sulmues vetëvrasës u vra në portën e një zyre pasaportash në kryeqytetin afgan Kabul, tha një zëdhënës i qeverisë ndërsa disa njerëz u plagosën nga shpërthimi.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Afganistanit tha se sulmuesi u qëllua dhe u vra teksa po përpiqej të hynte në ambientet e zyrës së pasaportave.
Një anëtar i talebanëve, i cili ishte dëshmitar, i tha reuters se shumë njerëz u plagosën gjersa ndërtesa përreth zonës u mbyllën nga forcat e sigurisë talebane, raporton cnn.
Turma të mëdha afganësh janë grumbulluar jashtë zyrës së pasaportave në një përpjekje për të marrë dokumente udhëtimi ditët e fundit pasi shërbimi rifilloi punën pas disa javësh pezullimi.
Zyrtarët thanë se dita e enjte është e rezervuar për zyrtarët talebanë për të bërë dokumentet e udhëtimit. /Telegrafi/