Site icon Telegrafi

Vritet gazetari i njohur grek, Jorgos Karaivasit i dolën para vrasësit e qëlluan me gjashtë plumba në mes të ditës para shtëpisë

Gazetari grek Jorgos Karaivaz është vrarë sot me armë zjarri në pjesën jugore të Athinës – përkatësisht në Alimos.

Sipas raporteve preliminare, ai po kthehej në shtëpi kur u godit nga të paktën gjashtë plumba në sulmin e planifikuar më parë, transmeton Telegrafi.

Karaivaz, gazetar me përvojë dhe i njohur që raportonte për krimin, po kthehej nga puna ku kishte mbajtur emisionin e tij të përditshëm në televizionin Star, ku vrasësit i dolën para dhe e vranë me revole me silenciator.

Ai është gjetur i vdekur pranë veturës së tij të parkuar në afërsi të apartamentit të tij. Policia ka filluar hetimet dhe është vënë pas autorëve të krimit që ishin me një motoçikletë.

E kjo vrasje ka qenë shok për Greqinë, në veçanti për gazetarët – shumë besojnë se hulumtimet e tij për krimin kanë të bëjnë me vrasjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version