Fotoreporteri indian, Danish Siddiqui, fitues i Çmimit Pulitzer, është vrarë në Kandahar të Afganistanit ndërsa ishte duke raportuar me forcat afgane të sigurisë.
“Të shqetësuar thellë nga lajmi i trishtuar i vrasjes së një miku, Danish Siddiqui në Kandahar. Gazetari indian dhe fituesi i Çmimit Pulitzer ishte ngulitur në forcat afgane të sigurisë. Unë e takova atë dy javë më parë para nisjes së tij në Kabul. Ngushëllime për familjen e tij dhe Reuters”, shkroi ambasadori indian në Afganistan, Farid Mamundzay në Twitter.
Kanali Tolo News i Afganistanit citoi burimet të thoshin se Siddiqui u vra në rrethin Spin Boldak të Kandahar, por që nuk dhanë detaje të tjera.
Siddiqui kishte raportuar kohët e fundit për një mision nga forcat speciale afgane për të shpëtuar një polic i cili ishte prerë nga të tjerët dhe kishte luftuar talebanët për orë të tëra vetë.
Raportimet e tij përfshinin imazhe grafike të automjeteve të forcave afgane që ishin në shënjestër me raketa. /Telegrafi/
कल रात कंधार में एक दोस्त दानिश सिद्दीकी की हत्या की दुखद खबर से गहरा दुख हुआ।
भारतीय पत्रकार और पुलित्जर पुरस्कार विजेता अफगान सुरक्षा बलों के साथ थे, जब उन पर आतंकवादियों ने हमला किया था।
मैं उनसे 2 हफ्ते पहले काबुल के लिए रवाना होने से पहले मिला था। उन्होंने फोटो पत्रकारिता pic.twitter.com/iV79PfjO5i
— Farid Mamundzay फरीद मामुन्दजई فرید ماموندزی (@FMamundzay) July 16, 2021