Rreth orës 11:00, të shtunën, ka ndodhur një incident në Beograd, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur një burrë për arsye të paqarta i është afruar pjesëtarit të xhandarmërisë i cili ndodhej në një shtëpi afër ambasadës izraelite në Beograd dhe e ka qëlluar me hark dhe shtiza.
Pas plagosjes, një pjesëtar i xhandarmërisë ka arritur t’i kundërpërgjigjet sulmuesit dhe e ka goditur atë dhe si pasojë e plagëve të marra, sulmuesi ka ndërruar jetë.
Polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente në gjendje të vetëdijshme, ku do të kryhet një operacion.
Siç thuhet më tej, po hetohen të gjitha rrethanat e sulmit në ambasadën izraelite dhe motivet e mundshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të xhandarmërisë i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.
“Pjesëtari i xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mposhtur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente. Do të kryhen të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme”, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/