Në Meksikë sot janë vrarë 19 persona në një sulm të armatosur, mbi një grup që kishin organizuar fshehtas luftën e gjelave.
Në sulm humbën jetën 16 burra dhe tri gra, e shumë tjera janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Zinapekuaro në shtetin Michoakan në perëndim të Meksikës, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e policisë meksikane kanë bërë të ditur, se atë zonë e kontrollojnë kryesisht narkokartelët dhe bandat e ndryshme që luftojnë për territor.
Michoakan është “pikë e nxehtë” e konfliktit shumëvjeçar mes kartelëve lokalë dhe të Jaliscos – nga shteti fqinj Jalisco – që gjatë luftimeve përdorin dronë për hedhjen e bombave – minave dhe kanë vetura të blinduara që i modifikojnë vet.
Lufta e gjelave është pse është e kundërligjshme në shumë rajone, akoma është e popullarizuar dhe mjet “argëtimi” në disa pjesë të Meksikës – por ato zakonisht organizohen në fshehtësi. /Telegrafi/