Site icon Telegrafi

Vriten 18 protestues në Mianmar

Forcat e sigurisë së Mianmarit hapën zjarr ndaj protestuesve të mërkurën, duke vrarë të paktën 18 vetë, tha një grup i të drejtave të njeriut.

Raporti erdhi një ditë pasi vendet fqinjë bënë thirrje për përmbajtje dhe ofruan ndihmë për Mianmarin në zgjidhjen e krizës.

Forcat e sigurisë hapën zjarr pothuajse pa paralajmërim në disa qytete, konfirmuan dëshmitarët, dhe junta duket më se e vendosur për të ndaluar protestat kundër grushtit të shtetit të 1 shkurtit që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

“Është e tmerrshme, është një masakër. Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë situatën dhe ndjenjat tona”, tha një aktivist i të rinjve për reuters.

Mianmari ka qenë në kaos për një muaj, pasi ushtria kreu një grusht shteti dhe arrestoi kryeministren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi dhe shumë politikanë të tjerë, kolegët e saj të partisë, për pretendime të mashtrimit të zgjedhjeve në muajin nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version